Një banesë është përfshirë nga zjarri në orët e para të së dielës në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një zjarrfikës.
Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar rreth orës 02:55, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë evakuuar banorët dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin, transmeton “Bota sot”.
Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar një zjarrfikës.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të zjarrit janë duke vazhduar.