Dalin pamje të reja nga përleshja masive mes mërgimtarëve në Suharekë

Lajme

Dalin pamje të reja nga përleshja masive mes mërgimtarëve në Suharekë

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 17:02
Pamje nga video

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, e cila filloi pas një aksidenti me dy vetura me targa të huaja në Suharekë.

Policia përmes raportit 24 orësh njofton se të dyshuarve iu është gjetur një revole në vendin e ngjarjes, si dhe gjatë bastisjes nëpër shtëpi një shufër metali.

Policia konfirmon se 7 personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Suharekë 27.12.2020-15:00.Raportohet se pas një mosmarrëveshje në mes të disa personave të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë marrë tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit SIX SAVER e kalibrit 9 mm dhe për momentin nuk dihet se kush e ka përdorur armën dhe cili është pronari i saj. Njësitë policore me urdhër të prokurorit kanë bastisur në dy lokacione shtëpitë e të dyshuarve dhe gjatë kontrollit në njërin lokacion kanë gjetur një shufër metali e cila dyshohet se është përdorur gjatë përleshjes në vendin e ngjarjes e cila është sekuestruar, ndërsa në lokacionin tjetër nuk është gjetur asgjë. Lidhur me rastin janë arrestuar shtatë(7) te dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Më poshtë ndiqni pamje të reja të publikuara nga kjo përleshje masive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat