Lufta skandaloze mediale mes pushtetit e opozitës – akuzohet media opozitare e Gjilasit se kërkon nga Serbia që mosha e vjetër të lihet të vdes nga virusi

Lajme

Lufta skandaloze mediale mes pushtetit e opozitës – akuzohet media opozitare e Gjilasit se kërkon nga Serbia që mosha e vjetër të lihet të vdes nga virusi

Nga: F.B Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Gazeta “Alo” ka akuzuar televizionin e Gjilasit që njihet si opozitë se po udhëheq përndjekje ndaj banorëve më të vjetër serb, me konstatimin mosha e vjetër nuk duhet të jetë prioritet në vaksinim, transmeton “Bota Sot”.

“Ata kërkojnë nga Serbia që të le më të vjetrit të vdesin nga virusi Corona” ka akuzuar gazeta televizionin e Gjilasit.

Mediet e Gjilasit po promovojnë të bëjnë ndarjen ndërmjet popullatës në Serbi, duke sulmuar shtetin që të parët të po marrin vaksinën kundër virusit janë banorët më të vjetër.

E gjithë bota, shkruan gazeta që nga Japonia, Gjermania, Britania e deri tek Austria së pari kanë vendosur të imunizojnë qytetarët më të vjetër, ndërsa vetëm tek mediet që kontrollon Gjilas po shfrytëzohet logjika e kundërt, përkatësisht ajo me çka shefat e tyre politik të arrijnë në pushtet.

Gazeta shkruan se sipas kësaj logjike ata që krijuan këtë shtetin sipas medieve të Gjilasit do të merrnin vetëm përndjekjen.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat