“Çartet” Popoviç: Haradinaj është humbës dhe kriminel lufte që do të kthehet nga margjina në jetën politike

Lajme

“Çartet” Popoviç: Haradinaj është humbës dhe kriminel lufte që do të kthehet nga margjina në jetën politike

Nga: F.B Më: 20 janar 2021 Në ora: 10:19
Ramush Haradinaj

Lideri Partisë Popullore Serbe Nenad Popoviç ka deklaruar se “ Ramush Haradinaj është humbës dhe kriminel lufte me akuzat për krime më monstruoze ndaj popullit serb, që dëshiron nga margjinat të kthehet në jetën politike duke sulmuar me qëndrime ekstreme Serbinë dhe Vuçiqin”, shkruan “Tanjug” transmetojnë “Kosovo-online” dhe “Bota Sot”.

“Mungesën në çfarëdo ideje për bisedime me Beogradin, përveç kërkesë së pakuptimtë që Beogradi të pranojë recesionin e dhunshëm të krahinës, Haradinaj në dëshpërim të humbjes së pozitave përsëri nis temën e “Shqipërisë së Madhe”, tha ai.

Këtë sipas Popoviç, Haradinaj e bënë ashtu që sponsorët e Kosovës, qëllimi i të cilëve është krijimi i Shqipërisë së Madhe ta mbështesin si kandidat të mundshëm për president të kësaj krijese jo kushtetuese.

Popoviç tha se Haradinaj dhe sponsorët duhet ta kuptojnë se me Serbinë e sotshme dhe udhëheqjen nuk mund të flitet me kërcënime dhe presione.

Image
Nenad Popoviç

“Kërkesat e këtilla Serbia nuk ia plotëson as mentorëve perëndimor që bëjnë presione të ndryshme në Serbi e le atij”, tha ai.

Haradinaj sipas tij përherë ishte “mi i vogël politik” prej të cilit absolutisht nuk varen asgjë bisedimet mes Prishtinës edhe Beogradit..

“Ai është vetëm kryes i punëve që me vite e mbajnë ne jetën politike duke e hequr e rikthyer varësisht nga interesat në Ballkan. Tash ky kryes i punëve u akuzua, u shantazhua dhe u frikësua dhe është gati të bëjë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e vetë”, tha Popoviç.

Politika serbe që tash udhëhiqet nga Vuçiq me mençuri dhe vazhdimësi mbron interesat shtetërore dhe të serbëve.

“Po iu lëmë terroristëve si Haradinaj të ëndërrojnë për Shqipërinë e Madhe që nuk do arrihet kurrë deri sa të ketë serbë dhe vendosmëri për Kosovën”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat