Selakoviç: Pres që Biden të takohet me Vuçiq deri në fund të vitit

Lajme

Selakoviç: Pres që Biden të takohet me Vuçiq deri në fund të vitit

Nga: F. B. Më: 21 janar 2021 Në ora: 10:55
Selakoviq

Kam besim që deri në fund të vitit duke falënderuar kontaktet serioze dhe të forta të presidentit Vuçiq ka krijuar në vitet që kaluan do të ketë takim bilateral me presidentin amerikan Biden, tha për RTS ministri i jashtëm i Serbisë Nikola Selakoviç, transmeton “Bota sot”.

Nikola Selakoviç si mysafir në programin e mëngjesit në RTS theksoi se presidenti i Serbisë ka raport të mirë dhe serioz me presidentin e zgjedhur amerikan Joe Biden dhe ashtu do të vazhdojë.

Deri në fund të vitit pres që të vijë te takimi mes presidentit të Serbisë dhe presidentit të ShBA-ve.

"Fal kontakteve serioze që ka realizuar në të kaluarën Vuçiq  do të kemi takimin bilateral mes presidentin e ri amerikan Biden. Jam i bindur se kjo do të ndodhë duke njohur presidentin tonë dhe duke ditur kontaktet e mira që ai ka”, tha Selakoviç.

Ai ka vlerësuar praninë e ambasadorit të Serbisë në ceremoninë e inaugurimit në Shtëpinë e Bardhë.

"Përfaqësuesi ynë ambasadori Gjuriq i akredituar në Uashington ishte një ndër 1 mijë personat që patën rastin të marrin pjesë në aktin e inaugurimit, krahas shumë anëtarëve të Dhomave të Përfaqësuesve të Kongresit, senatorëve dhe miqve që është porosi për ne dhe Serbinë”, vlerësoi ministri.

Lidhur me ndryshimin mundshëm të kursit ndaj Serbisë, sipas tij tash është vështirë kjo të thuhet.

"A do ta ketë dhe kur në agjendën e politikës së jashtme regjionin tonë, këtë do ta tregojë koha. Ajo që është e saktë është se në administratën e tij ka njerëz që janë marr edhe në të kaluarën me regjionin dhe janë njohës të rrethanave këtu”, tha ai.

Selakoviç përkujtoi se Vuçiq pas një takimi me Biden ka deklaruar se ai është një ndër biseduesit më të përgatitur dhe më të informuar me të cilin ka pasur rast të bisedojë lidhur me çështjen e regjionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat