Ditë më parë iu vra djali 15 vjeçar, këto janë fjalët prekëse të Shpejtim Budurit për Albert Krasniqin

Lajme

Ditë më parë iu vra djali 15 vjeçar, këto janë fjalët prekëse të Shpejtim Budurit për Albert Krasniqin

Më: 27 janar 2021 Në ora: 21:46
Shpejtim Buduri, babai i Lirim Budurit

Ditë më parë iu vra djali 15 vjeçar derisa po kthehej nga shkolla. Shpejtim Buduri, babai i Lirim Budurit, nxënësit të vrarë në Prizren ka reaguar pas vdekjes së sotme të Albert Krasniqit.

Buduri tha se si duket lufta është kthyer prapë në Kosovë, teksa nuk kupton se çfarë po ndodhë.

Buduri u shpreh shumë i prekur nga vdekja e mikut të tij, Albert Krasniqit, teksa deri u lut që Zoti të ruaj këtë popull.

Postimi i tij:

Të Allahut jemi dhe te ai do të kthehemi

Allahu në xhenet shoku im Albert krasniqi

Vërtet viti 2021 shumë vit i tronditur

Më duket se na u kthy lufta përsëri në Kosovë

O popull çka po na ndodh kështu o Allah

Na ndalo këto vrasje, o Allah na udhëzo në rrugë të drejt e na largo nga këto vrasje!!!

O Zot, na ruaj këtë Popull, o zot na ruaj evlad tënd!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat