Izraeli inatosi Serbinë: Ankohen në insistimin e Palmer për vendosjen e raporteve të Izraelit me Kosovën

Lajme

Izraeli inatosi Serbinë: Ankohen në insistimin e Palmer për vendosjen e raporteve të Izraelit me Kosovën

Nga: F.B Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Ministri i jashtëm serb Nikola Selakoviç ka deklaruar se “fakti se Izraeli dhe Kosova vendosën raporte diplomatike do të ndikojë në raportet e Izraelit dhe Serbisë, prandaj nuk është i lumtur as i kënaqur për këtë” shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

"Izraeli vetë ka zgjedhur më të rëndësishëm interesin e ndërlidhjes me Amerikën se me Serbinë dhe ajo është e drejtë legjitime e saj. Ajo që është më rëndësi këtu , është se ne nuk kemi marr pjesë në këtë proces sepse presidenti Vuçiq nuk ka pranuar të nënshkruajë thirrjen drejtuar Izraelit për të njohur Kosovën dhe anasjelltas” tha ai për Radiotelevizionin e Serbisë.

Selakoviç tha se është interesant të shihet nëse vendet myslimane dhe arabe si do reagojnë pa kësaj njohje dhe a do ta njohin Kosovën, duke shtuar se beson se nuk do ta njohin dhe është vështirë të ndodhë kjo.

"Ne në raport me Izraelin në të kaluarën kemi investuar shumë përpjekje për raportet mes dy popujve dhe jemi të lumtur për këtë. Është indikative kur kemi parë implikimin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit Matthew Palmer që të ndodhë kjo, do të shohim a do përpiqet që të aplikohen edhe realizohen edhe pjesët tjera të marrëveshjes së Serbisë me Amerikën të arritura në Uashington” tha ai.

Në pyetjen kur Serbia do të hap ambasadën e saj në Jerusalem, ai u përgjigj se për këtë çështje do të “flitet kur vjen koha”.

"Vuçiq në Uashington qartë ka deklaruar nga çka varet ky proces dhe si do të zhvillohet në të ardhmen ", tha Selakoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat