Daçiq tregon zemërim me Izraelin: Kosova është Jerusalemi jonë

Lajme

Daçiq tregon zemërim me Izraelin: Kosova është Jerusalemi jonë

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 11:30
Ivica Daçiq

Ne kemi të drejtë të zemërohemi me Izraelin për shkak të njohjes së pavarësisë së Kosovës, sepse gjithmonë kemi thënë që Kosova është Jerusalemi jonë.

Kështu ka thënë kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq.

Duke folur në një emisionin televiziv, ai tha se lëvizja e Izraelit ndoshta do të kishte pasoja në marrëdhëniet midis Serbisë dhe atij vendi.

“Ne gjithmonë kemi thënë se Kosova është Jerusalemi ynë dhe tani disa nga Jerusalemi ynë e pranon që është shqiptar, kështu që nuk mund të mos ketë pasoja në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Izraelit,” tha Daçiq kur u pyet për të komentuar deklaratën e ambasadorit izraelir në Serbi,  Jahel Villan, i cili shprehu shpresën se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të prishte raportet e mira Izrael-Serbi,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat