Daçiq përzihet në fushatën zgjedhore në Kosovë

Lajme

Daçiq përzihet në fushatën zgjedhore në Kosovë

Nga: F.B Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 15:45
Ivica Daçiq

Kreu i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq dhe lideri i SPS ka vazhduar përzierjen e zyrtarëve serb në fushatën zgjedhore në Kosovë, duke ftuar serbët që të votojnë Listën Serbe (LS), dhe në atë mënyrë votojnë për interesin serb dhe ekzistencën e serbëve në Kosovë.

Në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, ai shtoi se pak po flitet për faktin se në atë territor për herë të parë mbahen zgjedhje pa vëzhgues nga OSBE.

“Askush nuk reagon në atë që në Prishtinë do ndodhin zgjedhjet pa vëzhgues ndërkombëtar. A është kjo normale: Çka do na thotë dikush se jeta parlamentare është ideal i demokracisë në Kosovë, nga ana tjetër keni presione të përditshme, bile kanë vendos edhe dokumente se ne mbajmë dialog ndërkombëtar. Mbase dialogu ishte në Prishtinë”, ironizoi ai.

Ai shtoi se një nga kërkesat për Serbinë gjithnjë ishte se duhet të ketë vëzhgues ndërkombëtar në zgjedhje.

“Kjo është marre dhe turp i madh që askush nuk flet për këtë. Qartë duket se dëshirohet të merret ndonjë mandat nga LS dhe ai të i ndahet ndonjë serbi që do kënaq kushtet formale dhe që shërben ndonjë qeverie që do sjell vendime kundër serbëve”, vlerësoi Daçiq.

Qëllimi sipas tij është i qartë dhe në bazë të kësaj ftoj popullin serb në Kosovë që të kuptoj se çështja e unitetit të popullit serb është çështja ma e rëndësishme në lidhje me ekzistencën e popullit serb Kosovë, andaj duhet të votojnë LS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat