Kërkohet paraburgim për shtatë të dyshuarit për sulmin ndaj djalit të Nenad Rashiqit

Lajme

Kërkohet paraburgim për shtatë të dyshuarit për sulmin ndaj djalit të Nenad Rashiqit

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

Dje rreth orës 12:00, në fshatin Llapnasellë të Graçanicës është sulmuar fizikisht nga disa persona djali i politikanit serb Nenad Rashiq.

Për këtë rast Policia e Kosovës i ka arrestuar tetë persona.

Ndërkaq me vendim të prokurorit të shtetit ata janë ndaluar për 48 orë.

Sot prokurori i rastit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë të dyshuarve për “pjesëmarrje në rrahje”.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore e Prishtinës Laureta Ulaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat