A e organizoi Srpska rrahjen e djalit të Rashiqit? Flet Vuçiq dhe akuzon këtë politikan në Kosovë

Lajme

A e organizoi Srpska rrahjen e djalit të Rashiqit? Flet Vuçiq dhe akuzon këtë politikan në Kosovë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 17:26
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media i ka dalë në mbrojtje Listës Serbe të Goran Rakiqit duke thënë se partia që drejton ky i fundit nuk ka dorë në sulmin masiv fizik kundër djalit të Nenad Rashiqit.

Vuçiq ka thënë se në një incident të tillë kanë participuar krerët e politikës shqiptare, përfshirë edhe Albin Kurtin, shkruan Danas.

“Si u bë që ata të përfshjinë Listën Serbe dhe shtetin serb?. Krerët e politikës shqiptare përfshirë edhe Albin Kurtin kanë participuar në atë ngjarje”, ka thënë Vuçiq.

Kreu i shtetit serb ka thënë se akuzat drejt Listës Serbe janë gënjeshtra derisa thekson se nuk do të lejojë që Serbia të poshtërohet.

“Nuk do të lejoj që shteti i Serbisë të poshtërohet nga disa idiotë me gënjeshtrat e tyre  të përditshme”, ka shtuar tutje Vuçiq.

Akuza drejt Kurtit rreth rrahjes së djalin të Nenad Rashiqit dje ka drejtuar edhe kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat