Mali i Zi shtrëngon masat anti-coronavirus: Qytetarëve të Kosovës nuk iu duhet testi PCR

Lajme

Mali i Zi shtrëngon masat anti-coronavirus: Qytetarëve të Kosovës nuk iu duhet testi PCR

Më: 10 mars 2021 Në ora: 18:09
Foto ilustrim

Masat e reja epidemiologjike që do të zgjasin për shtatë ditët e ardhshme ndalojnë funksionimin e qendrave tregtare në Budva, Tivat, Herceg Novi, Podgoricë, Cetinje, Niksic, Kotor, Bar, Ulqin, Pluzine dhe Pljevlja.

Në këto komuna, ku në 100 mijë banorë ka një mesatare prej më shumë se 800 qytetarësh të infektuar me coronavirus, gjithashtu u është ndaluar të lëvizin jashtë komunës, si dhe funksionimin e objekteve hotelierike.

Në këto komuna, shkollat do të funksionojnë online gjersa kopshtet për fëmijë do të punojnë deri të premten.

Gjithashtu ndalohet të punosh me libralidhës, kazino, qendra fitnesi, palestra, raporton vijesti. Masat parashikojnë gjithashtu mbylljen e parqeve.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galic tha se përveç Bosnjës dhe Hercegovinës, Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë, një test negativ PCR ose një test i shpejtë antigjeni jo më i vjetër se 48 orë ose një test serologjik pozitiv për antitrupat IgG, nuk iu kërkohet për të hyrë në Mal të Zi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat