Pas furtunës në kryesi, Skender Hyseni shfaqet buzagaz

Lajme

Pas furtunës në kryesi, Skender Hyseni shfaqet buzagaz

Më: 20 mars 2021 Në ora: 22:18
Skënder Hyseni

Zgjedhja e Kryesisë së re të LDK-së është bërë këtë të shtunë, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, e cila zgjati rreth 20 minuta.

Kryesia e re do të përbëhet nga gjithsej 33 anëtarë.

Në listën e personave që janë zgjedhur si anëtarë të kryesisë së re të LDK’së mungojnë emra të disa prej figurave të vjetëra të LDK’së, siç janë: Agim Veliu, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Muharrem Svarqa, Skënder Hyseni, Arban Abrashi, Naser Osmani e Florian Dushi.

E Hyseni, duket se nuk e ka përjetuar shumë rëndë mos-emërimin në kryesinë e re.

Kjo pasi, ai ka postuar në rrjetin social Facebook, një fotografi duke festuar ditëlindjen e nipit të tij.

"Redoni, me gjyshën dhe gjyshin, duke festuar një-vjetorin e lindjes", ka shkruar ai në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat