“Shpirtin ma këpute bre, zemra po më dhemb”, fjalët prekëse të Edi Kastratit për kolegun e tij

Lajme

“Shpirtin ma këpute bre, zemra po më dhemb”, fjalët prekëse të Edi Kastratit për kolegun e tij

Më: 25 mars 2021 Në ora: 20:38
Luran Ahmeti dhe Edi Kastrati

Ka ndërruar jetë aktori i njohur shqiptar, Luran Ahmeti si pasojë e infektimit me koronavirus.

45-vjeçar ishte i shtrirë për një kohë në Klinikën Infektive në Shkup, por nuk arriti ta përballojë sëmundjen.

Për vdekjen e tij kanë reaguar shumë artistë e qytetarë, duke shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.

Ndërsa aktori gjakovar, Edi Kastrati, i cili kishte luajtur së bashku me të në serialin ‘O sa mirë’ ia ka kushtuar Luranit një postim mjaft prekës.

“Shpirtin bre ma këpute bre, zemra po me dhemb e forcë nuk kam, zot i madh mos na rëndo më teper se kaq, ishalla na ke ba hallall o Luran shoku, qofsh i parajses e u takofshim nê botën tjeter loqka jeme”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat