Në QKUK kryhen 5 operacione kardiokirurgjike tek fëmijët me defekte në zemër

Lajme

Në QKUK kryhen 5 operacione kardiokirurgjike tek fëmijët me defekte në zemër

Më: 21 prill 2021 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Janë kryer 5 operacionet e para tek fëmijët me defekte në zemër, në Klinikën e Kardiokirurgjisë, poashtu janë kryer 10 stentime, zgjerim i enëve të gjakut tek fëmijët, në kuadër të Kardiologjisë Invazive.

Këto shërbimet janë kryer në mbështetje të misionit të shoqatës ndërkombëtare “Gift of Life” për trajtimin karidokirurgjik të fëmijëve kosovar.

Të gjitha intervenimet janë kryer në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me stafin shëndetësorë të klinikave të QKUK-së.

Ekipi mjekësor, i cili do të qëndrojë në Kosovë deri në fundjavë, përbëhet nga kardiokirurgët dr. Françesko Santoro dhe dr. Ribiera Santoro, nga kardiologët dr. Herbert Stern dhe dr. Roberto Tumbarello, me kolegë të tyre

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat