Ministri i infrastrukturës sot nis ditën me një lajm të trishtë, i vdes i vëllai

Lajme

Ministri i infrastrukturës sot nis ditën me një lajm të trishtë, i vdes i vëllai

Më: 29 prill 2021 Në ora: 08:19
Liburn Aliu

Ministri i  Infrastrukturës dhe Mjedisit, Liburn Aliu ka njoftuar se vëllai i tij ka ndërruar jetë.

“Sot u nda nga jeta Shkëlzeni, matematicent dhe inxhinier i palodhshëm” e përshkroi të vëllain, ministri.

“Na e përloti syrin por na la dhe kujtime te mira”.

Sipas njoftimi varrimi bëhet po sot dhe për shkak të pandemisë do bëhet vetëm nga familjarët e ngushtë.

Postimi i plotë:

Sot, u nda nga ne vëllai im i dashur Shkelzen Aliu.

Matematicien i zoti dhe inxhinier i palodhshëm. I qetë, i dashur dhe i respektuar nga të gjithë.

Na e përloti syrin por na la dhe kujtime te mira.

Ndonëse varrimi bëhet sot, për arsye te pamdemisë njoftojmë se do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë i familjes.

Pusho i qetë Xeni!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat