Kongresisti amerikan: Shtetet e Ballkanit do t’i rezistojnë ndryshimit të kufijve dhe ne i mbështesim në atë

Lajme

Kongresisti amerikan: Shtetet e Ballkanit do t’i rezistojnë ndryshimit të kufijve dhe ne i mbështesim në atë

Nga: F.B Më: 7 maj 2021 Në ora: 09:21
Non-paperi

Kongresisti demokrat nga Karolina e Veriut, Dejvid Prajs konsideron se shtetet e Ballkanit do t’i rezistojnë situatës në të cilën kufijtë përsëri mund të bëhen të pa-qëndrueshme, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

“Nuk jam i sigurt kush mund të jetë burim i diçkaje të tillë. Jam i vetëdijshëm se po distribuohet në mënyrë diplomatike. Konsideroj se shtetet ashtu si janë dhe si i njoh, do të rezistojnë dhe ne i mbështesim në atë”, tha Prajs i pyetur rreth dokumentit jo zyrtar dhe burimit të panjohur që sugjeron ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Prajs, një ndër kongresistët me përvojën më të madhe në politikën e jashtme, që përfaqëson qarkun e 4-të të Karolinës në Dhomën  Përfaqësuesve qysh nga 1987 tha se “kjo nxit armiqësitë e vjetra dhe kërcënon ngritjen e tensioneve në Ballkan", në “hapësirën e fragmentuar politike me shumë mos-pajtime që zgjasin”.

"Por, shteti si Kosova dhe Maqedonia kanë kaluar kohë të gjatë në zhvillimin e demokracisë dhe raporteve të veta. Duam të besojmë se edhe ne ishim pjesë e këtij niveli parlamentar, posaçërisht me Kosovën dhe Maqedoninë. Nuk mund të paramendoj se këto vende të kthejnë një situatë në të cilën kufijt përsëri bëhen të paqëndrueshëm”, tha ai.

Në muajin e shkuar në media u prezantua një i ashtuquajtur “non-pejper”  me të cilën u trazuan ndjenjat mes vendeve të Ballkanit.

“Non pejper” përbën një dokument jo-zyrtar, të panënshkruar dhe pa-miratuar në cilindo trup.

 “Non pejper” i parë doli nga mediet në Kroaci, Slloveni dhe BeH spekuluan për një dokument që përfshinte propozimin e kufijve të rinj në hapësirën e ish-Jugosllavisë.

Mediet boshnjak kanë konfirmuar se kryeministri slloven Jansha ia kishte dërguar kreut të KE Sharl Mishel, ndërsa portali slloven “Necenzurisano” bile ka publikuar ide të ndarjes së BeH, bashkimit të Sprska me Serbinë dhe Kosovës me Shqipërinë.

Jansha në disa raste ka deklaruar se nuk ka bërë ndonj dokument të tillë, ndërsa nga ana tjetër kabineti i Sharl Mishe nuk ka mund të konfirmoj apo demantoj arritjen e një dokumenti të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat