Detaje/ Këto janë kërpudhat helmuese nga të cilat dyshohet se vdiqën tre shqiptarët nga Kosova në Gjirin e Lalzit

Lajme

Detaje/ Këto janë kërpudhat helmuese nga të cilat dyshohet se vdiqën tre shqiptarët nga Kosova në Gjirin e Lalzit

Më: 10 maj 2021 Në ora: 20:44
3 anëtarët e familjes Haliti

Mjaftoi një kërpudhë për t’i marrë jetën familjes Haliti.

Disa ditë më parë 3 anëtarët e familjes Haliti nga Gjilani i Kosovës ndërruan jetë pas një helmimi ushqimor. Prej disa ditësh ato ndodheshin në shtëpinë e tyre të pushimit në Gjirin e Lalzit.

Mendohet se nëna, djali dhe nusja e shtëpisë Haliti kanë shëtitur në pyllin e pishave, këtu Afrimi së bashkë me nënën dhe bashkëshorten e tij kanë mbledhur kërpudha helmuese.

Image

Pikërisht kjo kërpudhë që unë kam në dora njihet si kësula e vdekjes. Sipas biologëve kjo kërpudhë dëmton mëlçinë dhe veshkat. Shume njerëz pretendojnë se janë njohës të kërpudhave.

Sipas ish-ministrit të bujqësisë Edmond Panariti, për të kuptuar nëse kërpudhat janë vdekjeprurëse ose jo,mjafton një fletë filtri dhe pak acid klorihidrik.

Konsumatorët duhet të bëjnë kujdes jo vetëm me kërpudhat e egra në pyll,por edhe ato të kultivuara që gjejmë në tregjet e Tiranës. Kujdes kur blini kërpudha duhet që ato që të kenë etikën të shoqëruar me datë skadence dhe të dhënat e origjinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat