Kurti ia kërkoi Vuçiqit largimin e tij, reagon Odaloviq

Lajme

Kurti ia kërkoi Vuçiqit largimin e tij, reagon Odaloviq

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 18:50
Veljko Odaloviq

Presidenti i Komisionit për Persona të Zhdukur në kuadër të Qeverisë së Serbisë, Veljko Odaloviq, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka frustrim ndaj tij dhe po personalizon çdo gjë.

Kryeministri i Kosovës, Kurti, gjatë takimit në Bruksel të martën me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte kërkuar largimin e Odaloviqit.

Vuçiq kishte thënë se Kurti e ka krahasuar Odaloviqin me shefin e dikurshëm të propagandës në Partinë Naziste të Gjermanisë, Joseph Goebbels, gjë të cilën e mohoi zv. kryeministri i parë i Kosovës për Integrime Evropiane, Besnik Bislimi.

“Fakti është se delegacioni i Prishtinës erdhi për të dëguar delegacionin tonë. Përkundër të gjitha provokimeve dhe asaj që tha Kurti, delegacioni ynë qëndroi sepse mbështet dialogun dhe është i përkushtuar për dialog. Kurti ka treguar se nuk është i përgatitur dhe po ashtu se është i paforcë”, ka thënë Odaloviq në intervistë për “TV Prva”.

“Pika më e dobët e Kurtit është se personalizon çdo gjë. Ne bëmë kontakte të mira me familjet e shqiptarëve. Çdo familje nga shqiptarët që ka kërkuar informacion ka trokitur në një derë të hapur, sepse ne kontrolluam gjithçka që kërkonin në pjesën qendrore të Republikës së Serbisë. Ne gjithashtu dhamë informacione në pjesën veriore të Mitrovicës që i siguruam nëpërmjet arkivave tona të ndërmarrjeve komunale për vendet të varrimit të disa trupave të cilat janë gjetur atëherë dhe janë varrosur gjashtë trupa të shqiptarëve të Kosovës, të cilët u identifikuan. Për pesë vjet, kemi gërbuar 250 metra kub gur me monitorim të plotë dhe praninë e përfaqësuuesëve të familjeve, grupeve të punës, pra, me transparencë të plotë. Ky është problemi që ka tash Prishtina. Presim që Prishtina të trajtojë në mënyrë të njëjtë kërkesat tona, siç kemi trajtuar ne të tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat