Armiqtë e Serbisë duan që ajo të shkatërrohet si kulla prej letre – Analistët serbë: Vija mbrojtëse është Prishtinë-Banjalluka

Lajme

Armiqtë e Serbisë duan që ajo të shkatërrohet si kulla prej letre – Analistët serbë: Vija mbrojtëse është Prishtinë-Banjalluka

Nga: F.B Më: 19 qershor 2021 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Vetëm njerëzit naiv mund të mendojnë se Serbia problemin e Kosovës mund ta zgjidh duke heq dorë nga ajo dhe duke ju dhënë shqiptarëve të gjitha tërheq vërejtjen Dragoljub Angjelkoviç, duke shtuar se nëse kjo ndodhë kriza kërcënon të bartet në Sanxhak dhe Vojvodinë, shkruan “Sputnjik”, transmetojnë “Alo” dhe “Bota Sot”.

“Ne kemi vijën mbrojtëse dhe duhet ta mbajmë sepse kriza nesër mund të shtyhet jashtë kësaj vije dhe do të jemi më pak të aftë ta mbrojmë” tha ai në emisionin “Bota me Sputnjik”, duke porositur se “kompromisi i kalbur” rreth Kosovës mund të sjellë shkatërrimin e Serbisë si kullë letre.

Vija mbrojtëse e Serbisë

Angjelkoviç tërheq vërejtjen se nuk duhet të hyhet në konflikte, por nëse Serbia lëshon pe, ajo thërret konfliktet dhe trimëron të gjithë ata që mendojnë se mund të i marrin çka të duan dhe të shkojnë tutje e tutje nga kreu i qeverisë në Prishtinë Albin Kurti dhe mentorët e tij.

“Prandaj është me rëndësi të tërheqim vijën dhe të përgjigjemi në provokime”, tha ai.

Vija mbrojtëse e Serbisë është Prishtinë-Banjallukë, precizon Nebojsha Çoviq ish zëvendës-kryeministri dhe shefi i qendrës koordinuese për Kosovë me vlerësimin se marrja e Kosovës është “prerja e bluzës përfundimtare”.

Sipas tij, në këtë situatë Serbia mbetet e fuqishme ekonomikisht që të rregullojë strukturat e saj shtetërore, përfshirë sigurinë dhe të jetë maksimalisht e durueshme dhe të punojë në unitet kur bëhet fjalë për problemet e Kosovës dhe duke pasur kujdes që të përgjigjet mençur në provokime.

“Natyrisht krahas kësaj, të ruajë popullin e saj jashtë territorit të Serbisë, ndonëse kur themi se serbët janë të rrezikuar zakonisht na përshkruhet se jemi ekstremistë e nacionalistë, apo s ejemi paranik dhe të burgosur të miteve edhe historisë “, thotë Çoviq.

Cilat janë “atutë” e Serbisë

Atutë e Serbisë në zgjidhjen e mëtutjeshme të çështjes së Kosovës thotë Angjelkoviç që në planin lokal të insistojë në atë që janë pajtuar.

“Shqiptarët ndoshta na bëjnë shërbim me atë që nuk respektojnë marrëveshjen e Brukselit. Do të ishim nën presion më të madh drastik, sepse mentorët e tyre do shkonin tutje. Ajo që ata nuk përmbushin pjesën e vetë të pajtimit në një farë mënyre relakson presionin ndaj nesh”, tha ai.

Por sipas tij “kjo është çështje globale dhe atuja jonë është transformimi global. Perëndimi po humn vrapin dhe kjo duket e pashmangshme. Nuk do të shkatërrohet ShBA, as BE brenda natës por nuk është më ajo forca. Dhe nëse ne këtë e kuptojmë asgjë nuk ndodhë. Duhet të spastrojmë që mos të na bombardojnë më dhe mos të ketë sanksione dhe të presim. Nuk mendoj se konflikti i ngrirë gjë e keqe, më mirë kështu se të shkrihet në dëmin tonë” tha Angjelkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat