Artina Hamitaga që rrëqethi me fjalët e saj pas aksidentit në Kroaci, qanë live në studio

Lajme

Artina Hamitaga që rrëqethi me fjalët e saj pas aksidentit në Kroaci, qanë live në studio

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 10:04
Artina Hamitaga

Artina Hamitaga është bërë virale në rrjete sociale me shkrimin e saj “E fundit rrugë e mërgimtarit”, pas aksidentit tragjik që ndodhi dje në Kroaci ku mbetën të vdekur 10 persona.

Hamitaga ka thënë se ka emocione, kur e lexon prozën edhe pse e ka lexuar disa herë që prej kur e ka shkruar dhe postuar në rrjete sociale.

“Kërkoj falje për emocionet se e kam lexu disa herë, po është e pamundur në ngjarje të tilla”, thotë ajo.

“E kam shkru në atë mënyrë që me mujt me përjetu dhimbjen e atyre që kanë qenë”, shton e njejta.

Ajo ka sqaruar se nuk  ka pasur familjar në aksident.

“Ka ndodhë një keqkuptim, disa e kanë përdor fotografinë time, shumica po mendojnë që unë kam pësu në atë aksident, unë jam mirë, familjarët e mi janë mirë, se kam njoft askënd në autobus, thjesht kam ndje dhimje me ata që kanë qenë aty”, tha ajo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat