U pa me vajzën e Trump, kush është i riu shqiptar që sot u fotografua me Grenell-in

Lajme

U pa me vajzën e Trump, kush është i riu shqiptar që sot u fotografua me Grenell-in

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 21:05
Tiffany Trump, Adrian Krasniqi

Ish i dërguari i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka zgjedhur Shqipërinë për të pushuar këtë fillim-gushti. Ai ka ndarë pamje në rrjetet sociale ku shfaqet duke notuar me pas në një darkë në jug të vendit.

Ndërkohë në rrjet janë shpërndarë edhe disa pamje ku Grenell shihet teksa zbret nga një skaf në brigjet e Jalës. Por ai që tërhoqi vëmendjen ishte edhe një djalë i ri i cili u pa në shoqërinë e Grenell.

Bëhet fjalë për shqiptarin Adrian Krasniqi i cili është djali i biznesmenit, Osman Krasniqi.

Ky i fundit njihet për lidhjet e ngushta miqësore me familjen e ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Kujtojmë se disa kohë më parë Adrian Krasniqi tërhoqi vëmendjen e mediave në Shqipëri pasi u pa krah Tiffany Trump në Mykonos të Greqisë.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat