Zbulohet guri me vizatime në Drelaj të Rugovës, 4000 vjet i vjetër

Lajme

Zbulohet guri me vizatime në Drelaj të Rugovës, 4000 vjet i vjetër

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 09:02
Zbulohet guri me vizatime në Drelaj të Rugovës

Një gurë i rrallë parahistorik, i zbuluar në Rugovë të Pejës nga veprimtari e humanisti, Besnik Lajqi, ka ngjallur interesimin edhe të arkeologëve dhe të historianëve të njohur shqiptarë.

Arkeologu e historiani i njohur Neritan Ceka, ka bërë “leximin” e këtij guri të rrallë. Ja mendimi i tij shkencor për zanafillën e këtij guri-histori:

“Shenja te tilla ne shkembenj, apo pllaka guri ndeshen ne dy epoka te ndryshme.

Se pari ne prehistori, ne epoken e bronzit, rreth 4000 vjet me pare. Nje periudhe te dyte e kemi ne mesjeten e hershme, rreth 1200 vjet me pare, kur shoqerohen me skena njerzore. Ne rastin tuaj duhet te jete nje objekt prehistorik, qe duhet dorezuar ne Muzeun e Prishtines. Pershend. Neritan Ceka”.

“Të nderuar miq ky është shkrimi që më dergoj arkiologu i njohur shqiptar për gurin që është gjetur në fshatin Drelaj. Ky gur gjindet tek unë!,” shkruan zbuluesi i këtij guri të rrallë, Besnik Lajqi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat