Biznesmeni i njohur dhe ish zëvendëskryeministri, Ramiz Kelmendi nëpërmjet një shkrimi në Facebook njoftoi se ka vendosur që t`i ndajë 50 mijë euro për strehimin e refugjatëve afganë në Kosovë.
“Të nderuar miq Amerikanë dhe Qeveri Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shpreh gatishmërinë time, për mbështetje fillestare financiare në vlerë prej 50 mijë eurosh, për strehimin e qytetarëve afganë që do të strehohen në Republikën e Kosovës”, shkroi Kelmendi.
Ai tha se qytetarët e Kosovës e kuptojnë më së mirë ndjenjën se si është të jesh refugjatë, ndërsa u shpreh se falë kontributit të Amerikës Kosova i gëzohet zhvillimit të shtetit.
“Unë, familja ime dhe qytetarët e vendit tim e kuptojnë mirë çfarë do të thotë ta lëshosh atdheun e nuk e harrojmë asnjëherë kontributin dhe rolin e Qeverisë Amerikane dhe kombit amerikan për rikthimin, riatdhesimin tonë, në Kosovën tonë të dashtur! Falë këtij kontributi ne sot, i gëzohemi jetës dhe zhvillimit të shtetit tonë! Zoti e bekoftë Amerikën! Ne jemi të bekuar me ju!