Lajçak: Bllokimi i Maqedonisë ndikon edhe në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme

Lajçak: Bllokimi i Maqedonisë ndikon edhe në dialogun Kosovë-Serbi

Nga: F.B Më: 14 shtator 2021 Në ora: 08:50
Lajçak

I dërguari special i BE-së për Ballkanin perëndimor dhe dialogun Mirosllav Lajçak ka deklaruar se “Bllokimi i rrugës evropiane të Maqedonisë për shkak kontestit me Bullgarinë ndikon keq edhe tek fqinjët posaqërisht në dialogun mes Prishtinës e Beogradit”, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Në pyetjen e agjencisë MIA si e shikon bllokimin e bisedimeve të Maqedonisë me BE, Lajçak në konferencën e organizuar në Bruksel nga Qendra Evropiane për Politikë tha se “kjo situatë ka pasoja negative në dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit dhe ftoi në zgjidhjen e shpejtë të kontestit mes Shkupit edhe Sofjes”.

"Kuptohet se kjo ka pasoja në dialog dhe ato janë negative, fakti se BE nuk hapi bisedimet me Maqedoninë po shprehet negativisht në besueshmërinë e BE-së në regjion, unë jam përball me këtë direkt në kohën e vizitave dhe kjo nuk përmirësohet përderisa Shqipëria e Maqedonia nuk fillojnë bisedimet për anëtarësim”, tha i dërguari special i BE për Ballkanin .

Lajçak ka shtuar se BE duhet tp plotësojë premtimet e dhëna ndaj vendeve partnere, që kanë përmbushur premtimet e veta, sikurse është fjala për Maqedoninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat