Lajçak tha se Serbia duhet ta njohë Kosovën, media serbe thotë se ai po ia mban anën shqiptarëve

Lajme

Lajçak tha se Serbia duhet ta njohë Kosovën, media serbe thotë se ai po ia mban anën shqiptarëve

Nga: F.B Më: 15 shtator 2021 Në ora: 09:22
Mirosllav Lajçak

I dërguari special i BE për dialogun, Mirosllav Lajçak është vendosur hapur në anën e shqiptarëve të Kosovës në bisedime edhe pse ai do duhej të paraqitej neutral, bazuar në mandatin e BE në lidhje me statusin e Kosovës, shkruan “Novosti”, duke e kritikuar për mbajtje ane, transmeton “Bota sot”.

Në të vërtetë, Lajçak të hënën ka theksuar se “marrëveshja mes dy palëve duhet të rezultojë me njohje ndërkombëtare të Kosovës”, dorën në zemër, duke shtuar se kjo është çështje e negociatave dhe nuk do ketë zgjidhje të imponuar.

Porosia e Lajçak, shkruan “Novosti”, dallon nga ajo që tha kancelaria Merkel në Beograd, se në vetë BE-në nuk ka qëndrim unik për pavarësinë e Kosovës, sepse 5 anëtare nuk e kanë pranuar.

Drejtori i Qendrës për stabilitet shoqëror Ognjen Karanoviç tha se kjo nuk është hera e parë që Lajçak jep deklarata problematike.

“Ajo nuk i ka hije njeriut që duhet të jetë neutral në dialog. Nuk është punë e tij të shpreh qëndrimin personal. Është interesant se ai si funksionar i partisë opozitare të drejtimit social-demokrat dhe anëtar i partive socialiste evropiane angazhohet për parimin e identitetit kombëtar edhe sovranitetit të shtetit dhe që e quajnë rusofil, tash angazhohet për rezultatin e bisedave dhe shkel sovranitetin e Serbisë”, tha ai.

Karanoviç tha se me këtë deklaratë besueshmëria ndaj tij si i dërguar është rrëzuar, por Beogradi nuk mund të ndikojë ndërrimin e tij. Beogradi do të vazhdojë të mbrojë pozitat e veta bazuar në të drejtën ndërkombëtare.

Lajçak nga sot do të qëndrojë në Prishtinë për tri ditë, ndërsa pastaj arrin në Beograd, qëllimi i bisedave me Vuçiq e Kurti do të jetë vazhdimi i dialogut.

“Është vizitë e rregullt në regjion me qëllim bisedimi me liderët për përparimin e mëtutjeshëm në dialog”, ka thënë Lajçak para udhëtimit në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat