Rreth 500 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dy dozat

Lajme

Rreth 500 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dy dozat

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

493 mijë e 794 qytetarë tashmë kanë kryer procesin e vaksinimit me dy doza.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, më shumë se 763 mijë të tjerë kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Kosova aktualisht po administron mbi 1 milion e 257 mijë vaksina.

Për këtë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë po kërkojnë nga qytetarët që ta bëjnë këtë.

Por, nëse nuk e bëjnë nga sot nuk mund të hynë në kafene.

Gjatë ditës së fundit u vaksinuan edhe 15 mijë e 718 qytetarë.

Po në atë ditë u raportuan edhe pesë vdekje të reja, për ta çuar numrin e personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e Coronavirusit në 2 mijë e 936.

Ndërkaq, u regjistruan edhe 77 infeksione të reja  dhe u shëruan 696 persona.

Që nga fillimi i pandemisë janë evidentuar rreth 160 mijë infeksione, ndërkaq janë shëruar 152 mijë e 758.

Rastet aktive me COVID-19 janë 4 mijë e 176.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat