Vuçiq nuk është mirë me shëndet, anulon të gjitha aktivitetet

Lajme

Vuçiq nuk është mirë me shëndet, anulon të gjitha aktivitetet

Nga: F.B Më: 29 shtator 2021 Në ora: 09:31
Aleksandër Vuçiq

Këshilltarja për media në presidencën e Serbisë, Suzana Vasiljeviç, ka deklaruar se sipas këshillës së mjekëve Vuçiq ka anuluar disa takime që duhej t’i mbante dje, ndërkohë që sot do të takohet me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Këtë Vasiljeviç e tha në një emision televiziv, ku shtoi se "Shëndeti i presidenti nuk ishte në rregull dhe janë anuluar disa takime me rekomandimin e mjekëve, por Vuçiq planifikon të takohet me kreun e Komisionit Evropian në Nish, ku do zhvillohet ceremonia e nisjes së punimeve të hekurudhës”.

Në këtë situatë shëndetësore të presidentit sipas saj, ka ndikuar angazhimi i madh , takimet por edhe problemet edhe situata në Kosovë, kështu që i nevojitet pushim.

Mjekët kanë sugjeruar dhe kështu është vendosur, që duhet pushim dhe ndalim nga numri i madh i aktiviteteve që ka zhvilluar në baza ditore, ka thënë ajo.

Në pyetjen nëse opinioni duhet të shqetësohet rreth shëndetit të Vuçiq, ajo është përgjigjur "Shpresojmë se çdo gjë do të jetë në rregull, sipas mjekëve, kjo gjendje vjen nga lodhja e madhe”, tha këshilltarja e Vuçiq.

Ajo ka njoftuar se takimet e shtyra dje ishin me ambasadorin e Kinës edhe Rusisë, që janë shtyrë për sot si dhe anulimi i pjesëmarrjes në konferencën që po zhvillohet në Novi Sad “Ballkani perëndimor, një treg, një regjion – një hap drejt tregun të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat