Pjesëtarë të Listës Serbe u drejtohen bashkërisht kutive të votimit

Lajme

Pjesëtarë të Listës Serbe u drejtohen bashkërisht kutive të votimit

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 08:11
Pjesëtarë të Listës Serbe duke votuar bashkërisht në Mitrovicë të Veriut.

Lista Serbe është partia e vetme serbe e Kosovës, e cila në të gjitha zgjedhjet merr pjesë me mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Pjesëtarë të këtij subjekti janë parë bashkërisht duke u nisur për të votuar në Mitrovicë të Veriut.

Në mesin e grupit janë parë punonjës të institucioneve që financohen nga Serbia, nga sektori i arsimit, shëndetësisë dhe sektorë tjerë.

Votimi i organizuar në Mitrovicë të Veriut është kthyer në diçka të zakonshme në zgjedhjet e Kosovës.

Në zgjedhjet e kaluara lokale, të mbajtura më 2017, Lista Serbe pati fituar 10 komuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat