“Dalja në zgjedhje në Kosovë është vazhdimësi e hapave kapitullues të Vuçiqit”

Lajme

“Dalja në zgjedhje në Kosovë është vazhdimësi e hapave kapitullues të Vuçiqit”

Nga: F.B Më: 18 tetor 2021 Në ora: 08:57
Aleksandar Vuçiq

Secila dalje në zgjedhje në Kosovë në këto kushte dhe rrethana është pranim i humbjes edhe dobësisë, kapitullim dhe vazhdim i hapave kapitullues  që zgjat me vite, u shpreh profesori në pension Vladeta Jankoviç, duke e cilësuar edhe një lëshim pe në rrugën që një ditë do përfundojë me ngritje të duarve nga Kosova, shkruan “Nova.rs”, transmeton “Bota sot”.

Kuptohet se ka edhe arsye tjera pse serbët nga veriu e kishin me rëndësi të mbeten në institucione, jo vetëm për pagat si deputet, por qasjes së institucioneve, njohjeve , lidhjeve etj. Por kërcënimi me aeroplanë MIG dhe tanksa ishte një tjetër shfaqje e Vuçiqit, jo adekuate sepse nuk kishte rrezik të vërtetë përderisa aty është KFOR-i dhe NATO. Shikoni gjëmojnë MIG-ët edhe tanksat dhe çdo gjë përfundon me vendosjen e tiketave në stemë e vendit tonë”, tha Jankoviç

Ajo që ka ndodhur sipas prof.  Jankoviç lidhur me tabela është akti i parë, i dyti lufta kundër kontrabandës “tash pritet akti i tretë”.

Ndërsa daljen në numrë të mash në zgjedhje, sipas tij është çështje ekzistenciale sepse varen nga ajo “thjesht- duhet të dalin” si ndodhë edhe në Serbi.

Gazetari i NIN-it, Milan Radonjiç pajtohet me profesorin se bëhet fjalë për regji ku shihen lufta e luanit që manifestohet me fluturimin e aeroplanëve.

Por nuk u pajtua se nuk kishte rrezik, duke përmendur plagosjen e Sreçko Sofronijeviç nga Zveçani.

“Ajo që ndodhi ishte e planifikuar, duke njohur temperamentin dhe përvojën në atë luftën si luan për Kosovë”.

Lidhur me paralajmërimin për luftë kontrabandës “Është ditur, disa njerëz ishin cak dhe kanë heq mallrat, por paraqitja e ‘Gurke’ ishte indikative që ishte shfaqje e papërgjegjshme dhe me mundësi eskalimi”, tha Radonjiç.

Sipas politologut Stefan Surliç njerëzit nuk ishin cak. “Dihet kush janë ata njerëz që ishim qëllim dhe konfrontim me ta, aksione tilla kanë bërë edhe Haradinaj e Thaçi me dërgimin e ROSU, po askush seriozisht nuk është prekur”.

Surliç thotë se u krijua atmosferë për dy lojalitet nga serbët ajo për Serbinë dhe LS dhe ajo për institucionet e Prishtinës dhe nevojë për integrim në polici, gjyqe dhe pushtet lokal, që përjashtojnë njëra tjetrën.

Në pyetjen nëse beson në formimin e Asociacionit, Surliç tha se beson dhe kjo do ishte porosi e  Prishtinës për serbët e Kosovës.

“Kjo është obligim i Kurtit nëse vërtetë i sheh serbët si qytetar të Kosovës të cilëve dëshiron të ju sigurojë autonomi dhe të drejta, pasi ato shkelen vazhdimisht nga Prishtina”, tha ai.

Ai nuk beson se LS do dal nga institucionet në fund të vitit si kanë kërcënuar nëse nuk formohet asociacioni, sepse pjesëmarrja në zgjedhje ndihmon në zgjidhjen e problemeve jetësore.

Bojkoti sipas tij do të thotë mos ekzistim i institucioneve, mos kuptim i aktorëve ndërkombëtar, ndërsa shqiptarët do bashkonin jugun e veriun dhe do vendosnin kryetar shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat