Drecun paralajmëron trazira nësë Kosova arreston pjesëmarrësit në protesta

Lajme

Drecun paralajmëron trazira nësë Kosova arreston pjesëmarrësit në protesta

Nga: F.B Më: 18 tetor 2021 Në ora: 09:31
Milovan Drecun

Kreu i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun ka theksuar se Serbët me daljen në zgjedhje i treguan Kurtit se “nuk ka as D nga shteti i rrejshëm i Kosovës”, por komunat janë me rëndësi për jetën e qytetarëve atje, shkruan “RTS” transmeton “Bota  sot”.

"Përmes komunave realizohet ndihma e Serbisë për popullin serb dhe nuk do ndalojmë së kërkuari formimin e asociacionit të komunave, por me rëndësi që LS ka ruajtur pushtetin në komunat ku është parashikuar asociacioni”, tha ai.

Sipas Drecun, komunat në veri kanë rëndësi edhe si mbështetje logjistike në kundërshtim me aksionet e Prishtinës, prandaj ditorja e Listës Serbe është premtuese për suksesin e ekzistencës serbe.

Ai foli me shqetësim për punën e policisë dhe informatorëve në veri "Ka mundësi se kanë mbështetje nga informatorët e KFOR-it, që në veri janë të pranishëm me inteligjencë, që do të thotë se kanë të formuar batalionin e sigurimit ku janë dhjetëra oficer britanik që grumbullojnë të dhëna e informata dhe që dyshohet se ndahen me Prishtinën”, tha Drecun.

Drecun mendon se mund të ketë trazira nëse Prishtina vendos arrestimin e pjesëmarrësve në protesta.

Ai u shpreh se Kurti dhe Vetëvendosja pësoi debakël në zgjedhje, ndonëse mund të fitojë në ndonjë komunë më shumë se që kishte deri tash.

“Në rrethin e parë e porositën qartë se nuk ka realizuar asgjë nga ajo që ka premtuar dhe nuk i kaloi synimi për rrritjen e tensioneve tek serbët”, tha Drecun.

Milovan Drecun konsideron se Kurti me incidente dëshiron të mbajë veriun në kontroll dhe të mund të ndërhyjë kur dredhe me forca që do e të bëjë çfarë të dojë.

Emërimi i ambasadorit të ri amerikan Kristofer Hill tregon se ShBA  i jep rëndësi të madhe Ballkanit.

Shqetësuese është se Hill është pasardhës i “diplomacisë buldozer” si ishte Hollbruk që nuk ka tolerancë ndaj interesave serbe.

"Posaçërisht shqetëson dhe që duket e ndërlidhur me politikën amerikane edhe vendeve tjera perëndimore, deklarata e Edi Rama që për herë të parë foli për dëshirën e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, Dikush e ka inkurajuar dhe ndonjë zhvillim i ngjarjeve i inkurajon shqiptarët që të shkojnë drejtë ashpërsimit të situatës", tha Drecun.

Prishtina përveç shumë thirrjeve për dialog e marrëveshje, përcaktohet për dhunë e incidente, bashkimin dhe Shqipërinë e Madhe dhe duke pritur nga fuqitë e mëdha të zgjidhen çështjen si duan ata që Beogradi të pranoj Kosovën, që beson nuk do të ndodhë kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat