E papritshme! Bashkëpunëtori i Vjosa Osmanit në përkrahje të Ferit Idrizit në Vushtrri

Lajme

E papritshme! Bashkëpunëtori i Vjosa Osmanit në përkrahje të Ferit Idrizit në Vushtrri

Nga: N.Sh Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 17:45
Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta

Nasuf Bejta, bashkëpunëtor i Vjosa Osmanit me listën Guxo, dhe ish-kandidat për president ka dalë në përkrahje të Ferit Idrizit të PDK-së në Vushtrri.

Ferit Idrizi është në balotazh me Xhafer Tahirin e LDK-së.

Vet Idrizi ka publikuar disa fotografi ku tregon se ka marrë përkrahje nga profesorët vushtrrias.

Postimi i plotë:

Jashtëzakonisht i nderuar për përkrahjen që mora sot nga profesorët e respektuar të qytetit tonë. Më gëzoj shumë prania e tyre në këtë takim.

Ngritja e shkollave profesionale dhe përmirësimi i kushteve mbetet prioritet i imi gjatë mandatit tim qeverisës.

U dakorduam për bashkëpunim të vazhdueshëm: nxënës-profesor-qeverisja lokale. Bashkë për Vushtrrinë, bashkë për të gjithë!

#kryetaritëgjithëve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat