Qytetari nervozohet dhe shqyen tiketën e policisë, publikon pamje se u gjobit për xhama të zi pa i pasur fare

Lajme

Qytetari nervozohet dhe shqyen tiketën e policisë, publikon pamje se u gjobit për xhama të zi pa i pasur fare

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 13:22
Qytetari nervozohet dhe shqyen tiketën e policisë

Një qytetar në Prishtinë ka vendosur që të shqyejë tiketën të cilën ia shkroi Policia e Kosovës në trafik.

Arsyeja pse ai vendosi të bëjë një gjë të tillë është se sipas tij po gjobitet për diçka që s’është e vërtetë.

Ai është gjobit për kinse vendosje të “Xhamave të zi” në veturë, por që në fakt vetura të cilën drejton nuk vërehet të posedojë xhama të zi.

Madje i njëjti këtë e ka dëshmuar edhe përmes një video ku shihet qartë se xhamat janë natyral dhe se mund të shihet pa asnjë problem përmes tyre.

Se pse vendosën zyrtarët policorë të gjobisin qytetarët në fjalë për “XHAMA TË ZI”, mbetet e paqartësuar.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat