Eksperti bullgar tregon se sa shpejtë ishte duke lëvizur autobusi

Lajme

Eksperti bullgar tregon se sa shpejtë ishte duke lëvizur autobusi

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 11:12
Pamje nga aksidenti tragjik

Eksperti Bullgar, Vasko Pirgov, që punon administrimin e rrugëve rajonale i ka thënë Televizionit Shtetëror Bullgar se autobusi që u aksidentua tragjikisht ka qenë duke lëvizuar me 100 km në orë.

Vasko Pirgov inxhinier i motorëve dha se ka qenë gabim njerëzor aksidenti ku vdiqën 46 qytetarë të Maqedonisë së Veriut, shkruan media bullgare 24chasa.

Ai ka thënë poashtu se ka arritur në vendin e aksidentit rreth orës 3:30 të mëngjesit dhe se rruga ka qenë në gjendje perfekte.

Sipas tij nga autobusi ka qenë duke rrjedhur nafta, kaldaja ka qenë duke punuar dhe se zjarri ka filluar nga pjesa e përparme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat