Drecun: Vërejtja e fundit e Departamentit të Shtetit dallon nga të kaluarat

Lajme

Drecun: Vërejtja e fundit e Departamentit të Shtetit dallon nga të kaluarat

Nga: F. B. Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 09:26
Drecun
"Nisur nga faktet se në Kosovë me vite posaçërisht nga ardhja e forcave ndërkombëtare, zhvillohet një rrjet i fuqishëm i islamistëve radikal, xhihadist e terrorist që ndërlidhen me organizata të ndryshim në regjion, është normale që ambasada e ShBA dhe Departamenti i Shtetit të nxjerrin vërejtjen për sulme të ndryshme terroriste", ka thënë Drecun, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

"Në Kosovë ka kapacitet për sulme terroriste" tha Drecun, duke përmendur rrjetat e shumta islamiste dhe ata që janë kthyer nga luftërat, por edhe tjerë që janë kthyer me valën e emigrimit nga zonat e luftës.

Institucionet ndërkombëtare në Kosovë kanë tërhequr vërejtjen për të punësuarit e vetë që të evitojnë tollovitë në qendrat tregtare, ndërsa nga përfaqësia e ShBA-ve në Prishtinë arriti njoftimi nga Departamenti se “Grupe terroriste vazhdojnë të planifikojnë ne Ballkan, përfshirë edhe Kosovën”.

Kjo vërejtje nga DSh arriti pak ditë para sulmit në Gllogjan, ku u vranë dy nxënës dhe shoferi i autobusit. Sipas Drecun këto vërejtje dhe të ngjashme ishin stereotipe në të kaluarën.

“Kësaj radhe bëhet fjalë për vërejtjet se me veprimet informative është zbuluar ‘ujku vetmitar’, pra dikush i indoktrinuar me ideologji islame dhe që është i gatshëm vetëm dhe jo si pjesë e ndonjë organizate të ndërmarr sulme të caktuar dhe ai po përcillet. Qytetarët janë këshilluar posaçërisht të huajt që mos të shkojnë në vende të caktuar se mund të jenë cak i sulmit të tij” tha Drecun.

Në pyetjen nëse vërejtja amerikane mund të ndërlidhet me sulmin në Gllogjan që ndodhi pas kësaj vërejtje, Drecun tha se aktualisht nuk ka informacione për sulmuesin apo kush qëndron prapa sulmit.

Sipas Drecun DSh publikon kumtesa të tilla së pari për shkak të qytetarëve amerikan që mund të gjenden në vendet e sulmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat