Jasmina Zhbaniç: Ushtria e Vuçiqit ka kryer gjenocid! Këtë duhet ta pengojmë!

Lajme

Jasmina Zhbaniç: Ushtria e Vuçiqit ka kryer gjenocid! Këtë duhet ta pengojmë!

Nga: F.B Më: 10 janar 2022 Në ora: 11:10
Jasmina Zhbaniç

Mediet serbe e kanë quajtur skandaloze deklaratën e regjisores së filmit “Quo Vadis, Aida”, Jasmina Zhbaniç ku serbët paraqiten si popull gjenocid dhe që vazhdon të mbështetet nga Gjilas dhe Marinika Tepiç, transmeton “Bota sot”.

“Informer” shkruan se Marinika, Gjilas dhe Jasmina Zhbaniç kanë thënë se “ushtria që Vuçiq tah po e forcon ka kryer gjenocid dhe këtë duhet ta pengojmë”!

Regjisorja Jasmila Zhbaniç nga filmi "Quo vadis, Aida?", ku serbët paraqiten si popull gjenocid që mbështetet nga Marinika Tepiç dhe Dragan Gjilas, për gazetën e njohur gjermane “Die Welt”, tha se Vuçiq po blen gjithnjë e më shumë armë me çka po forcon ushtrinë e Serbisë dhe kjo për  boshnjakët “tingëllon sikurse po përsëriten vitet 90-ta”, sikurse edhe që “ajo ushtri ka kryer gjenocid”.

“Ministri i brendshëm serb Vulin po flet për luftë të re në BeH, presidenti Vuçiq bëen armë gjithnjë e më shumë, ndërsa Dodik si president i Srpska paralajmëron mbështetje nga Rusia, ndërprerje të lidhjeve me Bosnjën, formimin e ushtrisë personale. Kjo për shumë boshnjakë tingëllon se po përsëriten vitet 90-ta, sepse një ushtri e tillë ka kryer gjenocid, ka bërë masakrën në Srebrenicë”, ka thënë ajo për "Die Welt", që vlerësohet skandaloze nga mediet serbe.

Pas kësaj interviste, ka pasur shumë reagime në rrjetet sociale, ndër të cilat edhe vajza e Dodikut, Gorica, e cila e ka akuzuar rëndë Zhbaniç.

“Me të vërtetë e thënë në mënyrë artistike, zonja Jasmina Zhbaniç po shpërndan dashuri dhe nuk merret me politikë, ajo promovon paqe dhe është dëm që vepra e saj artistike nuk tregohet në Serbi dhe Srpska. Ajo është ajo që duhet të na sqarojë çka ka ndodhë dhe çfarë do të ndodhë...”, tha Gorica Dodik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat