Ministri malazez i bën thirrje Abazoviqit të japë dorëheqje nga qeveria që po rrëzon

Lajme

Ministri malazez i bën thirrje Abazoviqit të japë dorëheqje nga qeveria që po rrëzon

Më: 19 janar 2022 Në ora: 15:32
Jakov Milatoviq

Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, në emër të ministrave aktualë i ka bërë thirrje zëvendëskryeministrit, Dritan Abazoviq, që të japë dorëheqje.

Sipas tij, kjo do të ishte etike.

“Duke pasur parasysh që zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq paraqiti një iniciativë për rrëzimin e Qeverisë me ata që janë përgjegjës për ngecjen morale dhe ekonomike të Malit të Zi, për të cilën ai vetë foli pafundësisht, ne besojmë se është etike të jepet dorëheqja nga qeveria që po rrëzon”, shkroi Milatoviq në një postim në Twitter.

Deputetët e Lëvizjes Qytetare URA dhe partive opozitare kanë iniciuar sot votën e mosbesimit ndaj qeverisë së Malit të Zi, raporton Rtcg.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat