Drecun tregon kush i dërgoi në Hagë, Hashim Thaçin dhe të tjerët

Lajme

Drecun tregon kush i dërgoi në Hagë, Hashim Thaçin dhe të tjerët

Më: 28 janar 2022 Në ora: 21:43
Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi/ Foto ilustrim "Bota sot"

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drecun, e ka pranuar se shteti i tij i ka dorëzuar dosje Prokurorisë Speciale me seli në Hagë të Holandës.

“Aktakuza kundër Thaçit ,Veselit, Rexhepit e Krasniqit në shumë çka është rezultat i veprimeve tona, për këtë ka shumë arsye. Së pari në aktakuzë veprimtaria e UÇK-së terroriste është definuar si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, shtoi ai.

“Ne vendosëm që të bëjmë krejt çka është e mundur në mbledhjen e dokumentacionit që i posedonin shërbimet dhe organet tona  dhe që këto të ua dorëzojmë Prokurorisë Speciale dhe që kjo të jetë presion i madh nga ana jonë që ata të bëjnë punën e tyre. Kështu askush nga PS-ja apo dikush tjetër  nuk do të mund të na thoshte se nuk kemi dëshmi dhe s’kishim me çka të punonim. Mendoj se në këtë ne ishim të suksesshëm”, theksoi Drecun.

Ndërkohë gjatë kësaj mbledhjeje u prezantuan të dhënat e Grupit Punues që u  tha se mblodhi mbi 7 mijë dokumente e të cilat sipas tyre janë dëshmi për krimet ndaj serbëve dhe pjesëtarëve të komuniteteve tjera në Kosovë në periudhën 1998-2000.

Gjykata Speciale, ka njoftuar se ish-presidentit Hashim Thaçi i është vazhduar paraburgimi.

Thaçi, bashkë me tre ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, akuzohen nga Specialja në një akt-akuzues të vetëm për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat