Protesta për shtrenjtimin e rrymës, tre policë mbetën të lënduar

Lajme

Protesta për shtrenjtimin e rrymës, tre policë mbetën të lënduar

Më: 30 janar 2022 Në ora: 08:56
Protesta

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur hetimin e sulmit ndaj zyrtarëve policor në protestën e djeshme.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, gjatë mbajtjes së protestës nga disa qytetarë të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike, nga ana e protestuesve janë sulmuar katër zyrtarë policor.

Tre prej zyrtarëve të sulmuar kanë marrë lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sheshi Skënderbeu, Prishtinë (NN) 29.01.2022 – 14:27. Gjatë mbajtjes së protestës nga disa qytetar të cilët kanë shprehur pakënaqësitë tyre lidhur me shtrenjtimin e  energjisë elektrike, nga ana e protestuesve janë sulmuar katër zyrtarët policor, ku tre prej tyre  kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Rasti në procedurë hetimore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat