​Gjobitet kompania për mirëmbajtjen e rrugëve lokale në Shtërpcë

Lajme

​Gjobitet kompania për mirëmbajtjen e rrugëve lokale në Shtërpcë

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 20:48
Foto ilustrim

Policia e stacionit policor në Shtërpcë, pas ankesave të qytetarëve dhe inspektimit të rrugëve lokale, ka vërejtur se disa pjesë të tyre ishin të pa pastruara nga bora dhe ngricat nga kompania përgjegjëse.

Policia sot ndaj kompanisë përgjegjëse ka iniciuar fletëparaqitjen për gjykatë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, pasi nuk ka marrë masat e nevojshme për mirëmbajtjen e rrugëve.

Me këtë rast policia, apelon te shoferët e automjeteve të respektojnë shpejtësinë dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes në raport me kushtet e rrugës.

Të mbajnë distancën në mes të automjeteve me qëllim parandalimin e aksidenteve, njofton Policia rajonale e Ferizajt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat