Serbët: Shqiptarët po na prejnë malin, rreth 30 persona me 11 traktorë erdhën dhe sulmuan policinë

Lajme

Serbët: Shqiptarët po na prejnë malin, rreth 30 persona me 11 traktorë erdhën dhe sulmuan policinë

Nga: F. B. Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 15:24
Fotografi e publikuar nga mediat serbe

Ata pak banorët të fshatrave malore të Kurshumlisë janë të dëshpëruar për prerjen ilegale të malit nga komuna fqinje e Podujevës.

Si thonë ata përgjatë 102 kilometrave të vijës administrative dhe gjerësi 5 kilometra për çdo ditë ka vjedhje të druve.

Ndonjëherë shtinë edhe në patrullat policore si ndodhi para dhjetë ditëve në fshatin Rastelicë, kur rreth 30 persona shqiptarë erdhën me 11 traktora dhe kanë shtënë ndajë policisë.

Për fat nuk ka pasuritë plagosur, ndërsa vitin që shkoi janë shënuar 56 raste të vjedhjes së pyllit dhe sulme ndaj policisë, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

"Katastrofë, secila ditë njëjtë. Deri para ca kohe pritnin malin e shtetit, tash kanë nis edhe atë privat, nga prerja ilegale u krijuar gjerësia rreth 5 kilometra”, ka thënë banori i Rastelicës Urosh Erakoviç (40).

“Ata më as nuk fiksohen sikur përpara, hyjnë me traktor dhe presin gjithë ditën dru dhe në mbrëmje shkojnë, ne i shikojmë dhe jemi të pafuqishëm të bëjmë diçka”, tha Erakoviç.

Zoran Milosavljeviç që shpesh vjen në këtë hapësirë thotë se situata u bë e padurueshme.

"Ndjehemi të poshtëruar, nuk mund të bëjmë asgjë në ndaljen e sulmeve në malet tona dhe është e rëndë të shikojmë të pafuqishëm si na plaçkitet pasuria dhe pasurohen nga malet që prindërit edhe gjyshërit e kanë ruajtur edhe trashëguar”, komenton Milosavljeviç.

Sipas banorëve të Kurshumlisë edhe pak nga mali ka mbetur të ruhet, duke tërhequr vërejtjen se nëse nuk ndërmerret diçka së shpejti ky vend ekologjik malor mund të mbetet pa “mushkëritë” e veta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat