Detaje të reja/ Arrestohen 7 persona në aksionin “Brezovica 3”, tre prej tyre ish-zyrtarë të MMPHI-së

Lajme

Detaje të reja/ Arrestohen 7 persona në aksionin “Brezovica 3”, tre prej tyre ish-zyrtarë të MMPHI-së

Më: 3 mars 2022 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

(E plotësuar 12:58) -Arrestohen shtatë persona për rastin “Brezovica 3”  

Shtatë persona janë arrestuar, të enjten, më 03 mars, në kuadër të aksionit të quajtur “Brezovica 3” të Prokurorisë Themelore të Ferizajt”, ka njoftuar për Radion Evropa e Lirë, Vjosa Baftiu, zyrtare për komunikim në këtë institucion.

“Deri më tash janë arrestuar shtatë persona, tre ish- zyrtarë të Ministrisë se Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër persona, pronarë të kompanive private”, ka thënë ajo.

Personat e arrestuar, ka thënë Baftiu, ajo dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje të ryshfetit dhe ushtrim të ndikimit.

Baftiu ka bërë të ditur se aksioni është duke u zhvilluar në 12 lokacione të ndryshme në katër komuna të Kosovës, përkatësisht në Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan, por nuk ka dhënë detaje se cilës komunë i përkasin personat e arrestuar.

Policia e Kosovës edhe në muajin dhjetor të vitit 2021 dhe në muajin janar të këtij viti ka arrestuar persona të përfshirë në rastin e quajtur “Brezovica”

Në fund të dhjetorit, janë arrestuar dhjetë persona, përfshirë ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës, njëherësh zyrtarin e Listës Serbe, Bratisllav Nikolliq, nën akuzat për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Autoritetet dyshojnë se Nikolliq ka përfituar deri në një milion euro për lejet e lëshuara kundërligjshëm për ndërtimin e objekteve në Brezovicë, në Komunën e Shtërpcës.

Kurse, në aksionin e muajit janar janë arrestuar katër persona, përfshirë edhe zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Autoritetet e gjyqësisë dhe rendit në Kosovë, në muajin janar kishin njoftuar se kanë ngrirë afër 6 milionë euro, që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme, nga të pandehurit e përfshirë në rastin e njohur si "Brezovica".

Brezovica konsiderohet si një prej qendrave më të mëdha të turizmit dimëror në Kosovë dhe njihet për qendrën e skijimit.

Ajo gjendet në Komunën e Shtërpcës dhe bën pjesë në Parkun Kombëtar “Sharri”.

Në kohën e arrestimeve të muajit dhjetor, autoritetet gjyqësore kanë thënë se shumica e ndërtesave në Brezovicë janë ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas tyre, nëse vërtetohet se ato janë ndërtuar pa leje, të gjitha pronat, përfshirë edhe vilat, do të sekuestrohen përkohësisht.

**

Ka përfunduar aksioni i Prokurorisë Themelore të Ferizajt në koordinim me Policinë e Kosovës i emëruar “Brezovica 3”, i cili rezultoi më shtatë persona të arrestuar. Në mesin e të arrestuarve janë tre ish- zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër pronar të kompanive ndërtimore.

Lajmin për përfundimin e aksionit “Brezovica 3”, e ka konfirmuar prokurori i çështjes, Rasim Maloku.

“Operacioni ka përfunduar, më vonë do të dalim me detaje të tjera”, tha Maloku.

Mësohet nga burimet brenda policisë se në 12 lokacionet e kontrolluara janë sekuestruar vetura, armë zjarri, dokumentacione dhe gjëra tjera me vlerë.

Prokurooria ka konfirmuar se 12 lokacionet e bastisura ndodhen në katër qytete të ndryshme, përkatësisht në Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan.

Sipas prokurorisë, të arrestuarit dyshohen për veprat penale: keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje, dhënie të ryshfetit, si dhe ushtrim i ndikimit.

Në aksionin e parë të njohur si “Brezovica”, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ishin arrestuar 10 persona në mesin e tyre edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq.

Aksioni kishte vazhduar edhe në janar të këtij viti me ç’rast kishte rezultuar me arrestimin e shtatë personave, në mesin e tyre kishte edhe ish-zyrtarë të ministrisë.

***

Mëngjesin e sotëm ka vazhduar aksioni “Brezovica 3”, ku janë bastisur 12 lokacione dhe janë arrestuar shtatë persona, prej tyre ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër pronat të kompanive ndërtimore.

Ata dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje, dhënie të ryshfetit si dhe ushtrim të ndikimit.

Bastisjet kanë ndodhur në Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke vazhduar aksioni “Brezovica 3 ” ku janë duke u bastisur 12 lokacione të ndryshme në katër qytete të ndryshme, përkatësisht: Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan. Deri më tani janë arrestuar shtatë (7) persona, tre prej tyre ish- zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër pronar të kompanive ndërtimore, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje, dhënie të ryshfetit, si dhe ushtrim i ndikimit. Prokuroria Themelore në Ferizaj do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera rreth këtij aksioni”, thuhet në komunikatë. 

***

Prokurori i rastit “Brezovica”, Rasim Maloku, ka konfirmuar për vazhdimësinë e këtij aksioni edhe gjatë ditës së sotme.

Prokurori Maloku tha se aksioni është duke vazhduar dhe deri më tani janë kontrolluar 12 lokacione.

“Operacioni s’ka përfunduar ende në 12 lokacione. Në Prishtinë, Ferizaj, Lipjan, Skenderaj etj”.

Ai tha se nuk mund të konfirmojë nëse ka arrestime, pasi tha se brenda pak minutash Prokuroria Themelore e Ferizajt do të dalë me një komunikatë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat