Kriza për naftë: Qytetarët e Kukësit mbushen me karburante në Kosovë

Lajme

Kriza për naftë: Qytetarët e Kukësit mbushen me karburante në Kosovë

Më: 13 mars 2022 Në ora: 21:50
Foto ilustrim

Pas shtrenjtimit të çmimit të naftës ditëve të fundit, është vërejtur se banorët e Kukësit nga Shqipëria po furnizohen me derivate në Kosova.

Madje në Prizren, media vendore ka takuar disa qytetarë të Shqipërisë që këtë të diel i thanë televizionit se në krahasim me shtetin shqiptar në Kosovë litri kushton goxha më lirë.

Të tjerë, apeluan nga qeveria shqiptare që të marrë masa për uljen e çmimeve.

Pasi sipas tyre, qytetarët po detyrohen të dalin nëpër shtetet fqinje për t’u furnizuar me derivate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat