Gjykata i cakton një muaj paraburgim shoferit që shkaktoi aksidentin fatal në Harilaq

Lajme

Gjykata i cakton një muaj paraburgim shoferit që shkaktoi aksidentin fatal në Harilaq

Më: 14 mars 2022 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.B për shkak të veprës penale Rrezikimi i trafikut publik nga neni 370 paragrafin 9 lidhur me paragrafin 6 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.B e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, në bazë të nenit në bazë të nenit 165 paragrafi 1, paragrafi 2 të KPPRK-së.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 11.03.2021, rreth orës17:25, në rrugën Sllatinë –Magur në fshatin Harilaq, i pandehuri V.B, duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion dhe ka vu në rrezik jetën e njerëzve, ashtu që duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së mjetit me kushtet dhe fushëpamjen e rrugës dhe duke mos pasur kujdes ndaj këmbësorëve në rrugë, e godet këmbësorin tani të ndjerin E.N.A, i cili ka qenë duke e kaluar rrugën me ç’rast ka shkaktuar aksident komunikacioni me fatalitet ku këmbësori E.N.A si pasoj e këtij aksidenti, ndërron jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat