Shëndetësia në Kosovë është e sëmurë: Fëmijëve që kanë probleme me zemër iu shtyhet trajtimi mjekësor

Lajme

Shëndetësia në Kosovë është e sëmurë: Fëmijëve që kanë probleme me zemër iu shtyhet trajtimi mjekësor

Nga: V.N Më: 16 mars 2022 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Kosova përballet me probleme të natyrave të ndryshme. Ka prej tyre që janë shumë pak të rëndësishme kur i krahasojmë me shqetësimet që janë në aspektin e shëndetësisë. Fakteqësisht, shëndetësia mbetet sfida më e rëndësishme me të cilën po përballet Kosova si shtet, shkruan Bota sot.

Në një raport të ditës së sotme, tregohet se 30 fëmijëve që kanë probleme me zemër, iu është shtyrë trajtimi nga ekipi i kardiokirurgëve nga Amerika dhe Italia, për arsye krejt të pakuptimta.

Fëmijët që vuajnë nga sëmundjet e zemrës nuk po munden të futën në operacion sepse njëra nga sallat e kateterizimit në QKUK është jashtë funksionit.

Shtyerja e ardhjes së mjekëve të huaj në Kosovë ka ndodhur edhe për shkak se Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar dokumente shtesë për licensimin e tyre, ndonëse kjo është hera e pestë që këta mjekë do të vinin në Kosovë
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat