​Mustafi: Sinani ka fituar mbështetjen e opinionit edhe në Kosovë e Shqipëri

Lajme

​Mustafi: Sinani ka fituar mbështetjen e opinionit edhe në Kosovë e Shqipëri

Më: 11 prill 2022 Në ora: 23:02
Ardita Sinani

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka reaguar pas shkarkimit të Ardita Sinanit nga pozita e kryetares së Preshevës.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Ardita Sinani ka fituar mbështetjen e të gjithë opinionit edhe jashtë kufijve të Preshevës, në Kosovë e Shqipëri.

“Nuk i dihet, ndoshta është hair edhe kjo punë. Dikush merr për të humbur, e dikush bie për t'u ngritë më i fortë se asnjëherë”, ka shkruar ai.

Ardita Sinani u shkarkua sot nga pozita e kryetares së Preshevës. Ndonëse ajo kërkoi shtyrjen e seancës për shkak të vizitës në Kosovë, kryesuesi i Kuvendit Komunal Sami Salihu vendosi për mbajtjen e saj. Në këtë seancë, përveç shkarkimit të Sinanit, kryetar i ri i komunës u zgjodh Shqiprim Arifi.

Sinani akuzoi Arifin dhe Salihun “për puç nga lart” duke kërkuar zgjedhje të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat