Ish-prokurori serb befason me deklaratën për planin e vrasjes së Martyt

Lajme

Ish-prokurori serb befason me deklaratën për planin e vrasjes së Martyt

Më: 12 prill 2022 Në ora: 00:17
Vladimir Vukçeqvi

Ish-prokurori serb, Vladimir Vukçeqvi, ka thënë se nuk ka asnjë arsye që serbët apo shërbimet e sigurisë të Serbisë, ta kërcënojnë ish-prokurorin Dick Marty, ndonëse të gjitha shërbimet zvicerane janë mobilizuar që ta mbrojnë jetën e tij për muaj të tërë.

“Nuk ka asnjë arsye që ta kërcënojmë, sepse ai ka zbuluar çdo gjë duke u bazuar në punën tonë, jo në të tijën”, ka thënë ai për Danas.

Sipas Vukçeviq, çdo gjë që ka zbuluar ai, ka qenë në favorin e Serbisë dhe se Marty vetëm kishte konfirmuar ato të gjetura që ishin të prokurorisë serbe.

Ai ka thënë se roli i Dick Martyt ka nisur “kur për krimet e UÇK-së”, kishte hasur në refuzim e autoriteteve shqiptare për të hetuar në 12 lokacione në Tiranë, ku sipas tij, kishte dëshmi.

“Pas refuzimit të autoriteteve shqiptare, unë i kam dorëzuar të gjitha materialet në Këshillin e Evropës dhe e kam informuar Dick Martyn”, ka theksuar ai. 

Vetë Dick Marty, ka dalë publikisht në një medium zviceran, ku ka folur për kërcënime të larta për likuidimin e tij nga shërbimet e inteligjencës serbe. Ai ka thënë se qëllimi ishte politik, që faji t’u vishej shqiptarëve dhe në këtë mënyrë të diskreditohej dhe dëmtohej Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat