Naim Miftari: Me pas dashur UDB-ja me vra Hashim Thaçin i kish thanë Ganiut, vraje!

Lajme

Naim Miftari: Me pas dashur UDB-ja me vra Hashim Thaçin i kish thanë Ganiut, vraje!

Nga: N. Sh. Më: 13 prill 2022 Në ora: 17:20
Gani dhe Hashim Thaçi

Ish-agjenti i SHIK-ut dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari ka reaguar përsëri pas deklaratës së ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj, i cili ka thënë se shërbimet e intelegjencës së Kosovës e kanë parandaluar një atentat ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, më 2014 në ndeshjen e parë të kombëtares së Kosovës.

Miftari thotë se në kohën kur është përmend tentim vrasja e Thaçit, jaën ato vite kur ai dëshironte ndarjen e Kosovës.

Sipas tij, me pas dëshirue UDB-ja serbe me vra Hashim Thaçin i kishin thënë Ganiut që ta vranë dhe kjo punë, sipas tij ishte harruar moti.

Postimi i Naim Miftarit:

Ani me snajper😃😜🤪😝

Deshën UDB-BIA serbe me vra Hashim Thaçin se dojke 2014-2021 me ia falë Serbisë 30% të territorit të Kosovës, atë territorin më të pasur me xehe dhe ujë të pijës në Kosovë, me pas dashtë UDB-ja me vra Hashimin para, gjatë dhe pas luftës veç i kishin thanë Ganiut vraje vëllain tuaj Hashimin, e kjo punë ish harru moti edhe dëshmor sot e kishim pas na Hashim Thaçin!

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat