Serbia çon avionët luftarakë në afërsi të kufirit me Kosovën

Lajme

Serbia çon avionët luftarakë në afërsi të kufirit me Kosovën

Më: 9 maj 2022 Në ora: 10:05
Ilustrim

Serbia ashtu si Rusia do ta shënojë 9 majin si Ditë të Fitores ndaj fashizmit në Luftën e Dytë Botërore.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, ka njoftuar se avionët e ushtrisë serbe do të fluturojnë sot nga ora 11:30 deri në orën 13:00, shkruan tanjug.

Avionët luftarakë do të fluturojnë në afërsi të kufirit me Kosovën.

“Avionët ushtarakë do të fluturojnë mbi Novi Sad, Zrenjanin, Pancevë, Beograd, Uzhicë, Pozegë, Çaçak, Kragujevc, Jagodinë, Çuprijë, Paraqin, Krushevc, Trstenik, Kralevë, Nish, Prokuplje, pëfshirë edhe në Leskovc”, thuhet në njoftimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat