Vuçiq vendosë kurorë lulesh serbëve të vrarë në Koshare

Lajme

Vuçiq vendosë kurorë lulesh serbëve të vrarë në Koshare

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 10:18
Aleksandar Vuçiq

Në vazhdën e provokimeve ndaj Kosovës, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sot do të vendosë kurorë lulesh në “monumentin e heronjve të Koshares” në Beograd, ka kumtuar sot shërbimi për bashkëpunim me media i presidentit të Serbisë.

Vuçiq do të vendosë kurorë lulesh në orën 10 në parkun përballë spitalit Dragisha Mishoviq ndërsa sot shënohet 23 vjetori i përfundimit të asaj beteje mes kriminelëve të Ushtrisë Jugosllave dhe forcave të ndryshme paramilitare dhe UÇK-së.

Ashtu siç e përdorë propaganda famëkeqe serbe shënimin e disfatës në Betejën e Kosovës,  tani po e përdorë edhe shënimin e humbjes së betejës më të rëndësishme gjatë luftës 1998-1999.

Beteja e Koshares zgjati nga 9 prilli deri më 14 qershor 1999, rreth pikës kufitare Rasat e Koshares në kufirin e atëhershëm jugosllavo-shqiptar, dhe qëllimi ka qenë zhdukja e këtij kufiri famëkeq mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Kundër UÇK-së në luftime kanë marrë pjesë pjesëtarët e Brigadave të Motorizuara 125 dhe 549 të UJ-së, të Brigadës Speciale 63 dhe 72 si dhe paramilitarë dhe mercenarë të ndryshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat